Σάββατο 5 Ιουλίου 2014

Prezantim

Nuk me shkoi ndonjehere mendja
Se mund te behesha poet
Sepse ne tip s’kam qene i qete
Kam qene i shkathet capkene
Dy gur bashke
Si i thone fjales nuk i kam lene....

 E kujtoja poetin njeri kompakt e te matur
 Por jo te bisedes, dhe i muhabetit  te stergjatur
 Tani e kuptoi se kush eshte poeti
 Me nje bote te madhe e zemergjere sa deti.

 Thot dikush : 
“E c’eshte ne jete, te jeshe poet”?!
 Sepse gjithe diten mendjen vret
 Per ti dhene vargut, tonin e duhur
 Nje lloji si te thermosh balten e ta besh pluhur....

Jo nuk qenka kaq e lehte
Kjo do nje mendje shume te m’prehte
M’prehtesi mund te thot, se ka kushdo
Por me poetin nuk barazohet ajo.

Per poetin kjo eshte shume e thjeshte
Sepse e ka ne gjak, si i thone
Prandaj sa here qe i vjen frymezim
Ai menjehere krijon....

Dhe tani pyes veten time:
“A jam bere poet?”
Por ajo nuk me flete....
Sic duket kam akoma shume per te bere
Mbase  do te me duhet dhe nje jete e tere….
                                          


                                                   
                                              Shkurt .1990. Sopik.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου