Κυριακή 27 Ιουλίου 2014

Na Mungon

Kur zem ne goje emrin tend
Themi ti ke ikur
Kur shikojme fotografine tende
Perseri ti ke ikur.

Kur shkojme te luajm top ne fushe
Tip prape mungon,ke ikur....
Kur vemi ne mbremje vallezimi
Perseri  mungon
Ti ke ikur pergjithmone.

Po a mund ta di u yll i ndritur
Vall ku ke shkuar, sa lart  je ngritur?
Me shume shoke qenke  renditur.

Kjo si shume e papritur
Per ne eshte per tu habitur
Drejt Parajses qenke ngritur.

Ti mungon per gjithmone nga ne
Sa shume keq na tingellon
Sepse s’ndodhesh me mbi dhe
Ike ti do te vijme dhe ne
Se bashku do te rrime atje.

Kjo eshte jeta kjo eshte vdekja
Kush me par dhe kush me pas
Pergjithmone i njejti avaz....

Ti ke shkuar ti ke ikur
Edhe ne nje dite do te vime
Ti ke per te dal e per te na pritur
Hidherim apo gezim?!....


6/8/2002.  Mikonos  –  Greqi.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου