Κυριακή 27 Ιουλίου 2014

Pa Motiv

Te shkruash pa motiv
Nje lloj si ti ngjash njeriut naiv
Spo e kuptoja c’qe kjo inisiativ?!....
Kur nuk e kisha bere  nje gje te tille.

C’kishte ndodhur valle ate nate?
Plagosjen e zemres e kuptova qe me pare
Dhe me vinte gjynah, qe ta emertoja te pa fat.

Momenti nuk ishte i volitshem
Problemit nuk i kishte ardhur koha per arsye
Ne fakt me cudiste shqetesimi i perditshem
Icili kishte lindur jo  pa vetedije.

Nga se te ishte  krijuar dukuria?
Shkaku i arsyes cili te qe?
Mos valle e kishte fajin dashuria?               
E cila ishte shkeputur nga ne....

Dhe ashtu ate nate u cudita
Per ate shkrim intim
Ndihme nga asnje nuk prita
Sepse s’doja qe ta emertoja gabim.

Mire po ajo qe teper me shqetesonte
Ishte sepse, duhej  ti jepja shpjegim.

Ajo qe me dha optimizem
Dhe shkrova gjate ate nate
Qe shikimi ne nje tjeter prizem
Keshtu qe s’mu duk bajat.

Frymezimi ishte fantastik dhe agresiv
Vlente per tu permendur nga c’do here
Vetem se ishte pa motiv
U duk si kohe e vrejtur, qe shi s’ka per te bjere....


 19/12/1993.  Sparti – Greqi.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου