Ato te dyja ishin shoqe
Te ngushta mund te thosha
Une si shume i simpatizoja
Pavaresisht edhe nga mosha....
Te dyja ishin simpatike
Dhurate e bukur e natyres
Njera shprehte thjeshtesine
Tjetres i pelqente te rinte perpara pasqyres....
Njera tregonte keqardhje
Tjetra tregonte fodullek dhe egersi
Sa te kunderta ne pikepamje
Se c’fare i lidhte me bente cudi?!....
30/5/1993. Sparti - Greqi.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου