Σάββατο 26 Ιουλίου 2014

Pas Kthimit

Jam kthyer nga kurbeti,plot me mallengjym,
Dhe ne shtepine time kam shkuar per pushime.
Ashtu u mblodh sot fisi im,
Ne mirepritje te ardhjes time.

Ne shtepi ndihet gjalleria,
Heshtja e perkoheshme sonte  u largua.
C’dryshim te madh qe mori shtepia,
Zerat gjemojne si ujerat e nje shiu ne perua.

Te gjithe degjojne zerin tim,
Ate ze qe qe humbur me kohe.
Tek te vegjelit shoh me shume gezim,
Te moshuarit flasin me nje fare-oh....

Shpesh here degjohen te qeshura,
Si pasoje e humorit tim te holle.
Bisedimet sonte u ben te ngjeshura,
Dhe asnjeri nuk donte te thoshte bolle.

Tek syt e te gjitheve pash gezim,
Se si mu duk vetja ate nate.
Me dukej sikur perpara tyre,po jepja provim,
Pas asaj periudhe kaq te gjate.

Pa dyshim qe Babai ato momente,
Po me vendoste noten.
Nena sigurisht qe me bente kalimin e klases.
Te mbledhurit po me jepnin deftesen.
Vetja mu perfytyrua me ate te dhendrit para dasmes.


E marte 13/7/1993. Sparti - Greqi.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου