Παρασκευή 25 Ιουλίου 2014

Mbaresi

Ate qe prej kohesh e enderoja te vinte
Erdhi me ne fund ne castin e duhur
E degjova te vinte ate pas dreke
Mbi koken time ciceronte
Dallendyshja ndertonte folene nen strehen e taraces.

Si shume te gezuara vinin e punonin
Kishin kohe qe ishin larguar
Kete vend nuk e pelqenin, e kishin tradhetuar.

Nga befasia qe pata,  me kapi mallengjimi
Koken mbaja lart drejt tyre
Me dukej sikur edhe une fluturoja
Bashke me ‘to nga gezimi.

Kete qe une e enderoja,ja erdhi
Sa shume i gezuar jam tani
Dallendyshet me ngritjen e folese,sjellin mbaresi.

Te bukurat sa shume qe i dua
Deshira eshte qe ti perqafoje
Ah, sikur te kisha dhe une krah 
Bashke me to te fluturoje.

Dallendyshet me treguan 
Se filloi te fryje nje tjeter ere
Kuptova se koha kishte ndryshuar per moment
Por kjo nuk ndodhi me magji
E kerkoje rrenoja e vjeter qe te shfaqej kjo mbrekulli.

Akulli qe mbullonte kete qenie u ca
Lindi dita e mbare qe une nevoje mos te kem me
Jo vetem per uje e buke, por per asgje.

Une jam i gezuar kur shof qe ato punojne
Edhe une do te punoje, ju rini te qeta
Vazhdoni te punoni per vete sa te jete jeta.

Une kerkoje te gjej gjithckane
Kete tani se kam fare te veshtire
Kjo mu realizua, tani per njehere e mire.

                      e hene 1991.  sopik.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου