Παρασκευή 25 Ιουλίου 2014

Enigma

Do te binte mali i Milese
Dhe kush e di se cfare do te shembej?!
Neglizhence paradoksale kjo do te qe…
Atehere te gjithe do te thoshin:
“A ka ngelur gje mbi dhe?!”

Peshku nga fundi i oqeanit do te pergjigjej:
“E kush e enderoi kete katastrofe
Qe gjithe miresia te binte mbi ne?!”

Vitet qe shkuan e lane e mblemen
Ne muret e Trojes ajo u lexua....
Te sotmet pse jane kaq te hidhura?
Une e them troc: “Keshtu nuk dua”....

Ne fakt i pari qe e lexoi atehere 
I dorezuar mbeti dhe e kapi pikellimi
Vitet me shpejt te verteten treguan
Nxoren ne drite me shkronja te medha:

“U PRISH NJEREZIMI!!!”

Tek pika e ndritcme ne qiell
Varet fati i ketij Zeusi tokesor
40 vjet do te kalojne dhe pastaj....
Do te kalojne te gjithe ne vore.

Edhe “Vorios Ipiros” 
I fameshmi do ta pesoi
Mos kujtoni se jo….

Fati kujt i buzeqeshe?!
Ah, peshq sa mire do te roni ju
Fauna do te dominoje mbi Floren
I poshter ai qe e shkaktoi kete gje
Duke i shtrenguar doren....

Po kush do ta degjonte Prometeun ato vite?!
Do ti besonte fjaleve te tija
Ai ishte profit i vertete qe dinte
Nga vinte e mira dhe e keqija
Te pakten po te qe  sot tek ne
Nje zgjidhje do ta jipte.

Ne faqen e pare te librit te madh shkruhej:

“EKOLOGJI  NE  VAZHDIM”

Kete nuk dihet se kush e shkroi
Se cili ishte ai qe hodhi kete hipoteze
Dihet vetem ai qe pati fatin dhe e botoi
I cili mban ne trup veshur fanelen e zeze....

Tani ketu tek ne mori fund cdo gje
Bota u shkaterua.... 
Nuk ngeli me, as bure, as grua
U zhduk i keqi dhe i miri
Cdo gje u tret sic tretet qyriri.

Po fjala vjen : 
“C’fare do te kete me pas?”
Kete ia kerkoni peshqeve
Te cilet kur do ta degjojne
Do te fillojne tju tallin, dhe do te ngopen gaz….

                     

                                         Kuptim: vore = var


                      Sopik  18/5/1991.  E shtune.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου