Nje e keqe e madhe ka ngjar
Aty ku uji i kanalit te mer zvarr
Jeten la nje djal beqar.
Per ne pune shkoi qe ne mengjes
Rreth aty nga ora pese
Dite e diel, Gushti e pa bese
C’fat i keq i ra ne pjese.
Zi e madhe ra ne fshat
Per ate qe kishte ngjar
Per ate djal te pa fat
Ra gjithe fshati duke qare....
Edhe shpendet s’cicerojne
Kengen sec e preu bilbili....
I madh dhe i vogel vajtojne
Per vdekjen qe pesoi Vasili.
Nentembedhjet vjec ne moshen e rinise
Ra ne krye te detyres....
( Nje kujtim i pa haruar.... )
Turp ti vij Partise, qe e la pa dekuruar.
Nena buken e kishte
pregatitur
Dhe Nikon dergoi qe tia conte
Ajo buke e cila dot s’arriti
Qe Vasili ta kafshonte.
Nuk pushuan lotet nga syte
I gjithe fshati duke qare
Shpesh nenat i shtrydhnin shamit
Dhe i ndenin per ti thare....
Kur arriten tek varezat
Uleriten shamizezat....
Pasi u lexua fjalimi
Ngelej vetem te behej varimi.
Nje grusht dhe ne dore e mora
Dhe mbi arkivol ta hodha
Lamtumire Vasil te thash
Tek kisha ne Shen Thanas.
Shtatembedhjet vjet kane kaluar
Sot e Diel 12 Gusht fiks si atehere
As pak s’te kemi haruar
Ne zemer te mbajme per here.
Se si me erdhi sot
Duke ecur ne makine
Syte c’mi mbushe me lot
Dhe zemra mu mbush me pikellim.
Nena akoma po te qan
Dhe i gjithe fshati te kujton
Dhimbjen ajo ne shpirt po e mban
Asnjeri dot s’te haron.
Dhe tani duke e perfunduar
Nje gje do te kerkoje
Shtratin e dua ta gjej te shtruar
Qe kur te vi dhe une me ti te pushoje.
Mirupafshim o Vasil
Po te them perseri
Ike si ylli i mengjesit
Me driten e diellit ne sy....
E Diel. 12/8/2001. Mykonos – Greqi.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου