Σάββατο 26 Ιουλίου 2014

Ne qetesine e Nates

Nata ka rene ngadale
Dhe une i shtrire ne krevat mendoje
Asgje  tjeter skam cfare te beje
Pervec zhytjes ne mendime.

Ne dhome relativisht ndihet qetesia
Vec zerit te radios asgje tjeter nuk degjohet
Perpara syve ndodhen sende shtepiake
Te cilat sikur po me bejne shoqeri ne te menduar.

Here-here mi nderpret mendimet
Renkimi i thelle i shokut,i cili po fle instiktivisht
Dicka me shkeput prej mendimeve te mija
Shokut i kthehem per te kapur dicka
Nga ato rrenkime deshperuese....

Me kot lodhem te kuptoi prej shokut c’ka?
Ato prej lodhjes vijne dhe ashtu zhduken
Perseri mendoje, ditet  me te bukura qe mund te shijoje.

Nuk kam dhe shume kohe te mendoje
Se gjella ne zjarr zien e nuk di se c’behet me te
Do te shkoje ta nxjere e do bie dhe une te fle.

Mbase dhe une do te renkoje ne gjumesine time
Po mua kush do me degjoje e te me thote, vall kush…?!

            Shtator  1990.  Sparti - Greqi.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου