Τρίτη 29 Ιουλίου 2014

Engjell qe mu Qase Prane

Sa e ndyre qe eshte gaveta
Me te liga dhe plot te meta
Shume po thone se kjo eshte jeta
Po kushdo qe te dij realen
Le ta hedhi ndryshe vallen.

Sot shume gjera jane ngateruar
Dhe u bene punet corap
Kjo shume s’ka per tu vazhduar
Do te ndreqen gjerat prape.

Do te zhduken ndyresyrat
do te vijne prape te mirat
Fshese e madhe do te shkoje
Pluhuri qiellin do te mbulloje.

Edhe toka do te gjemoje
Gjeli me nuk do te kendoje
Gjer sa kjo bote do te shkoje
I miri nga gezimi do te kendoje.

Mos u beni fare merak
Dhe mos t’ju vij gjynah as pak
Sec c’do gje e ka me hak....

Kush krijoi degjenerimin
Patjeter qe do te mar denimin
Kush mbane anen e kriminalitetit
Nuk shpeton diten e qametit.

Kush po vjedh, genjen, e shan
Keq ka per te gjetur belane.

Doni qe te kete barazi
Dhe tju shikojne ne sy
Doni te kini siguri
Flijeni mendjen qe tani.

Mos mendoni se po sh'pifet
Sepse asgje nuk po shihet
Per kete po e jap me firme....
Do te vij si vetetime.

Do te ket shume gjemime
Do te kete ulerime
Do te dridhet, e do te cahet
Do te kafshohet e s’do te haet.

Do te behen shume cudira
Do te ik drita, do te vije eresira
Do te kete shkaterim te madh
Pas kesaj do te filloi te zbardh....

Po te doni ta pranoni
Po te doni mos e pranoni
Vec nje gje mos e haroni
Se a'sgjekundi s’keni ku te shkoni.

C’eshte per te ngelur, do te ngelet
Pjesa tjeter do te shkelet....
Ti nuk je per tu habitur
E di mire se je lajthitur.

Ti shkaterove gjithe dynjane
Shpejt a von do gjesh belane
Per gabimet qe ke bere
Gjuha do te pritet me gershere.

Do te lidhesh koke e kembe
Veten do ta hash me dhembe
Sa do qash e sa do vuash
Veten aspak s’do ta duash....

Por tani s’eshte  me ne doren tende
Erdhi koha te vesh mende
Te pranosh gabimin tend
Qe te vene gjerat ne vend.

Mos kujto se do te kesh meshire
Mishi tu ka per te grire
Shpirti ka per te dale me pahir
Kur do lidhesh me zinxhir
Nuk do e ndiesh veten mire....

Vetem nje sekond do kerkosh qe te zgjidhesh
Qe zjarrit vet me deshire brenda ti hidhesh
Por per 1000 mije vjet do te lidhesh
Dhe pastaj do te zgjidhesh....

Ky pra do te jet denimi....
Hidherimi dhe gezimi....
Per ti eshte bere betimi....
Dhe ne qiell eshte mar vendimi....
Sepse botes i solle shkaterimin....
Dhe ia hoqe njeriut gezimin....
Te them: “Ne Zjarr e ke Denimin....”

Engjell qe mu qase prane....

Shume gjera ju shikoni
Por nuk doni ti besoni
C’jane shkruar ne profecite
Nje nga nje dalin ne drite....
Kush ka sy dhe shikon
Kush ka vesh dhe degjon
Kush ka mendje dhe mendon
Veten po do e shpeton.

Engjell qe mu qase prane....



6/8/2002. Athine. 

Κυριακή 27 Ιουλίου 2014

Dhelpra Plak

      Dhelpra kur u plak...
       Nuk kish fuqi...
       S’kish me vrap
       Dhe i ftoi per gosti
       Qe ti hante  nji nga nji....


      2012. Athine – Greqi.

Bujku

I mbolli bujku perimet ne are
I mbolli me mundim e me djerse
I uroj te kete prodhim te mbare
Te kete dhe ai pak interes....


30/4/2011.  Permet.

Kenaqesi

Ne rruge autobuzi papritur ndaloi
Dhe disa njerez, zbriten per tu takuar
Ashtu putheshin, e perqafoheshin
Kushedi se sa kohe ishin te larguar....

I shikoja dhe ndieja kenaqesi
Se ishte nje dicka e rralle
U thashe te mbani kete dashuri
Ta mbani sepse e keni hallall....


30/4/2011.  Permet.

Gjethja e Vjeshtes

E mora gjethen e vjeshtes
Gjethen e saj te verdhe e te rrall
E mbaj mes dy fletesh
Dhe neteve te dimrit
E hap dhe e puthe me mall....


Shtator 2008.  Permet.

Deklarat

Zoti e ka dhene fjalen
Nuk mund te na genjeje...
Te gjithe qe kane vdekur
Nje dite prap do ti kthej....


2008. Athine – Greqi.

Adhurim

Perendi o Drita ime
Perendi o Shpirti im
Perendi o Jeta ime
Perendi me jep Gezim
Prill. 2007.
.....................................................

E dini pse e dua Perendine
Se mban brenda Dashurine
Perendi e Dashuri
Jane nje qe te dy
Perendia e Dashuria
Eshte Meme, Meme e Bija

Ja pse e dua Perendine
Se ka bere Gjithesine
Ka bere tere Bukurine
Dhe me te mirin Njerin

E shikoni si eshte bere
Gjithesia e tere
Si mungon gjerpere
Bere nga Perendia
Bere plot deshire
Punone aq mire....

Te gjitha ne Gjithesi
Jane bere me Dashuri
Te gjitha ne Gjithesi
Qendrojne plot Harmoni

Hypa lart ne ate Breg
Pash dy zogj ne nje dege
Ciceronin plot gezim
Po kendonin per Dashurine
Hodha syt gjithe andej
Dashurine kerkoje te gjeje

Pash dy kerminj mbi bar
Sikur ishin vene ne gare
Te dy te bashkuar
Puthur e perqafuar
Shume te dashuruar
Ne Dashuri haruar

Pash dhe Ujkun gjakatar
Me Ulkonjen te pa ndar
Te dy ne dashuri
Bere nje Lukuni....

Pash pellumbat krahe shkruar
Per jete te dashuruar
Fluturonin ne cdo ane
Clezet te madh qe kane
S'kishin fare xhelozi
Se nuk dinin tradheti....

Pash atje posht nen nje Ulli
Pash Djallin me Bri
Tek po bente magji
Per te prishur Dashuri....
Sa shume e kishte zili

Pash nje Gomar tek vraponte
Drejt Gomares me vrap shkonte
Vraponte si i mare
Edhe me buze te care....
Nje Dashuri te pa pare
Bente edhe nje Gomar....

Pash dy te rinj ne nje llogore
Sikur hanin "Akullore"....
Kjo ishte marezi
S'kish kuptim si Dashuri

Te dy duke u lepyre
Gje shume e peshtyre
Kete fjale me nuk po e ngas
Te dy qen pederas....

Nuk eshte Dashuri
Ajo qe s'ka prodhimtari
Dashuri eshte c'fare mbjell
Dashuri eshte c'fare pjell
Kesaj i thone Dashuri o Njeri....

Pash Qyqen e mallkuar
Vezet ku i kish leshuar
Ja kish vene Sores se zeze
Qe ti ngrohte ato veze
U tregua shume dembele
E qeshi me nje karamele
Persiper i rinte Sora Dashurise
Priste diten e Lirise....

Pash dy Qen ne nje Lendine
Ku loznin me Dashurine
Te lidhur fort te dy
Si ndante dot Njeri
Me beri cudi....

Pash se fundi dhe Njerine
Qe kerkonte "Dashurine"
Kerkonte dashuri te dyte
Qe i placin syt....
Pash kurvellek me ok
Qe e kish pjelle kjo toke

Pash Njerez te droguar
Nga kjo Bote e mallkuar
Pash genjeshter, pabesi
Qe e kishte cdo njeri....

Pash Njerez qe vdisnin nga uria
Sepse mungonte Dashuria
S'pash asgje me vlere
Zemra mu be vrere

E dini c'kerkoje une
Dashuri sa me shume
Te zhduket Djalli me brire
Te iki per nje here e mire
Te kemi vetem Dashuri
Te jemi nje me Perendi....

E shikoni Perendine
Qe levize ne cdo stine....
Ajo e ka bere edhe Djallin me brire
Prandaje e ka lene te lire
Qe ta kuptoje mire
Qe ka bere prapesire....

Vemeni ne koke nje kurore
Por mos me quani deshmore
Se deshmor i njerezise
Ishte Krishti i Perendise
Qe u ngjall diten e trete
Per tu bere Mbret
Me se e vertete....

Kush nuk i bene laik Poezise
Poezise se Dashurise
Nuk eshte i Perendise
Kete gje ta dije mire
Eshte i djallit me brire....

Perkthim : lukuni = kope.
Qyqe = Kukua.
Llogore = bunker.

21/4/2015. Athine.

Mekat

Ma falen shoket gabimin
Gabim qe s’duhet ta beje me kurr....
Djalli me shtyu te veproja keshtu
Ashtu sic e shtyu dhe  Even dikur....


2007. Athine – Greqi.

Ku je Ti

Ku je o burr i burrerise?
Ku je o bir i birerise?
Ku je o vella i vellazerise?
Ku je o dhender i dhenderise?
Ku je o shok i shoqerise?
Ku je o zemer e zemerise?
Ku je o mjalte  e mjalterise?
Ku je o yll i yllesise?
Ku je o shpirt o lot i shpise?
Pas ke shkuar drejt perendise
Ne krahun e mbreterise
Asnjeri dot s’te leviz....

“Kushtuar  Vasil Nastos dhendrit tim te dashur dhe te paharuar.”


 13/12/2006. Athine – Greqi.

Amin

I thoni Atij...
Qe ai e bashkoi mishin
Me shpirtin e shenjte
Ne jete te jeteve “Amin”...
Dhe besen e tij e lidhi
Se kurr nuk do ta tradhetonte me Perendine....


2005. Athine.

Na Mungon

Kur zem ne goje emrin tend
Themi ti ke ikur
Kur shikojme fotografine tende
Perseri ti ke ikur.

Kur shkojme te luajm top ne fushe
Tip prape mungon,ke ikur....
Kur vemi ne mbremje vallezimi
Perseri  mungon
Ti ke ikur pergjithmone.

Po a mund ta di u yll i ndritur
Vall ku ke shkuar, sa lart  je ngritur?
Me shume shoke qenke  renditur.

Kjo si shume e papritur
Per ne eshte per tu habitur
Drejt Parajses qenke ngritur.

Ti mungon per gjithmone nga ne
Sa shume keq na tingellon
Sepse s’ndodhesh me mbi dhe
Ike ti do te vijme dhe ne
Se bashku do te rrime atje.

Kjo eshte jeta kjo eshte vdekja
Kush me par dhe kush me pas
Pergjithmone i njejti avaz....

Ti ke shkuar ti ke ikur
Edhe ne nje dite do te vime
Ti ke per te dal e per te na pritur
Hidherim apo gezim?!....


6/8/2002.  Mikonos  –  Greqi.

Tragjedi

Tek priza ne Shelegar
Nje e keqe e madhe ka ngjar
Aty ku uji i kanalit te mer zvarr
Jeten la nje djal beqar.

Per ne pune shkoi qe ne mengjes
Rreth aty nga ora pese
Dite e diel, Gushti e pa bese
C’fat i keq i ra ne pjese.

Zi e madhe ra ne fshat
Per ate qe kishte ngjar
Per ate djal te pa fat
Ra gjithe fshati duke qare....

Edhe shpendet s’cicerojne
Kengen sec e preu bilbili....
I madh dhe i vogel vajtojne
Per vdekjen qe pesoi Vasili.

Nentembedhjet vjec ne moshen e rinise
Ra ne krye te detyres....
( Nje kujtim i pa haruar.... )
Turp ti vij Partise, qe e la pa dekuruar.

Nena buken  e kishte pregatitur
Dhe Nikon dergoi qe tia conte
Ajo buke e cila dot s’arriti
Qe Vasili ta kafshonte.

Nuk pushuan lotet nga syte
I gjithe fshati duke qare
Shpesh nenat i shtrydhnin shamit
Dhe i ndenin per ti thare....

Kur arriten tek varezat
Uleriten shamizezat....
Pasi u lexua fjalimi
Ngelej vetem te behej varimi.

Nje grusht dhe ne dore e mora
Dhe mbi arkivol ta hodha
Lamtumire Vasil te thash
Tek kisha ne Shen Thanas.

Shtatembedhjet vjet kane kaluar
Sot e Diel 12 Gusht fiks si atehere
As pak s’te kemi haruar
Ne zemer te mbajme per here.

Se si me erdhi sot
Duke ecur ne makine
Syte c’mi mbushe me lot
Dhe zemra mu mbush me pikellim.

Nena akoma po te qan
Dhe i gjithe fshati te kujton
Dhimbjen ajo ne shpirt po e mban
Asnjeri dot s’te haron.

Dhe tani duke e perfunduar 
Nje gje do te kerkoje
Shtratin e dua ta gjej te shtruar
Qe kur te vi dhe une me ti te pushoje.

Mirupafshim o Vasil
Po te them perseri
Ike si ylli i mengjesit
Me driten e diellit ne sy....


 E Diel. 12/8/2001.  Mykonos – Greqi.

Pa Vlere

Kur shikoje ate fytyre
Edhe muri qe eshte i bardh
Me duket i nxire....

Si ne fytyre dhe ne trup e nxire
C’do gje te keqe,asgje te mire.

Sa budallacke,hipokrite,e naïve
Me sjelljen tende veten me shume e nxive.

Sa e lig ne shpirt dhe poshter ne fytyre
Me nje ndjenje inati te them:
“Ndrysho mend se qenke bere per tu peshtyre”.

S’le vend te kem as pak meshire
O shpirt i keq,o trup i nxire.


2001. Mykonos - Greqi.

Alegori

Kur shkel...
Neper gjemba
Te dhemb kemba
Bej sikur qesh
Qaj dhe hesht....


Mars. 1998. Athine. 

Urrejtje

Do te shaj me dite,me jave,me muaj,me vjet
Sa te jem gjalle do te shaj
Per kete jete te pa qete
Urrejtje te madhe ne zemer do te mbaj.

Ti per mua ishe varr
Ti per mua ishe torture
U cudita per kete dashuri te mare
Dhe vura ne dyshim qenien time si burr.

Perhere te pare pash vdekjen....
Kaq afer ne trupin tim
Plage te madhe kisha ne zemer
Sa qe dot si vura sherim....

Prandaj kam arsye qe tju shaj
Dhe gjithe jeten do tju urrej
Kete fjale duhet ta mbaj
Syte nga ti kurr me nuk i kthej.

Te shaj me dite,me jave,me muaj,me vjet,te shaj….


23/7/1994.  Sparti – Greqi.