Κυριακή 27 Ιουλίου 2014

Pesimizem

Nje jete e “vdekur” pa buje
Nje kohe e thate pa uje
Periudhe e cila po me shqetesonte
Dhe nuk dija ku po me conte.

Shume pershtypje po me bente
Sa nuk dija nga tia mbaja
C’krize qe kjo qe po me zinte?
Sikur te me kishte rene dambllaja....

Ne humb dicka nga trupi jot
Qofte ndjenje a dicka tjeter
Nje gje te keni parasysh
Hidheni direkt ne leter....

Kur kujton  te shkuaren
Ajo e cila qe shume me e mire
Te sotmen e hidhur
Sigurisht qe te vjen per ta peshtyre.

I gozhduar dhe i pa mberthyer asgjekundi
Te them durim se erdhi fundi....

Lumturia do te shfaaqet papritur
Si shkak i adhurimit real
Koken lart mbaje ngritur
Se c’do gje e ke hallall.

Nga koha qe vuajtje hoqe
I kalove me shume mundim
Merzitje te medha me stoqe....
Mire po deklaroje se te vjen gezim.

Ku ishte shkruar ajo fjale?
Valle ku ishte skalitur?
C’eshtja ishte ne hall
Zgjidhja do ti vinte papritur.

E vetmja gje qe bente
Qe vetem mbulimi plastik
Nje ndjenje inati e zinte
Duke i krijuar shume nevrik....

Dikur  kishte lexuar nje artikull
Dhe kete ishte perpjekur ta bente pozim
Duke mbajtur ne dore si matrikull
Sikur donte te tregonte te vetmin angazhim....

Dhe qe atehere pritej surpriza
Qe te bente ky njeri
Dicka e papritur kjo do te qe
E papritura do te quhej mbrekulli....

 3/3/1994.  Sparti – Greqi.

Pa Motiv

Te shkruash pa motiv
Nje lloj si ti ngjash njeriut naiv
Spo e kuptoja c’qe kjo inisiativ?!....
Kur nuk e kisha bere  nje gje te tille.

C’kishte ndodhur valle ate nate?
Plagosjen e zemres e kuptova qe me pare
Dhe me vinte gjynah, qe ta emertoja te pa fat.

Momenti nuk ishte i volitshem
Problemit nuk i kishte ardhur koha per arsye
Ne fakt me cudiste shqetesimi i perditshem
Icili kishte lindur jo  pa vetedije.

Nga se te ishte  krijuar dukuria?
Shkaku i arsyes cili te qe?
Mos valle e kishte fajin dashuria?               
E cila ishte shkeputur nga ne....

Dhe ashtu ate nate u cudita
Per ate shkrim intim
Ndihme nga asnje nuk prita
Sepse s’doja qe ta emertoja gabim.

Mire po ajo qe teper me shqetesonte
Ishte sepse, duhej  ti jepja shpjegim.

Ajo qe me dha optimizem
Dhe shkrova gjate ate nate
Qe shikimi ne nje tjeter prizem
Keshtu qe s’mu duk bajat.

Frymezimi ishte fantastik dhe agresiv
Vlente per tu permendur nga c’do here
Vetem se ishte pa motiv
U duk si kohe e vrejtur, qe shi s’ka per te bjere....


 19/12/1993.  Sparti – Greqi.

Σάββατο 26 Ιουλίου 2014

Ate Nate

Kur te pash ate nate me nje tjeter
Ndjeva ne vetvete per moment demoralizim
Si shume pershtypje me beri ai tip
Qe ne lidhje me ti s’kishte fare kuptim.

Per te zbuluar me sakte c’kishte ndodhur
Te hodha nje shikim te shpejt ne sy
Sinjalizimi qe mora qe teper i hidhur
Zemra juaj me kishte bere tradheti....

Kjo mu duk e pamundur
Si mund te ishte kaq e lehte?!
Fytyra filloi te me eresohej
Duke mare nje pamje krejt te zbehte.

Shokut ne krah i kerkova ndihme
Qe te me thoshte dhe ai dicka
S’ka gje per tu vene ne dyshim
Kjo ishte pergjigjeja qe ai me dha.

Nga mbrapa i ndoqem per te krijuar me bindje
I shoqeruam me sy, gjersa humben ne eresire
Zemra me leshoi nje ze plot dhimbje
Plot dhimbje tha “Naten e mire….”


25/10/1993. Sparti - Greqi.

Pas Kthimit

Jam kthyer nga kurbeti,plot me mallengjym,
Dhe ne shtepine time kam shkuar per pushime.
Ashtu u mblodh sot fisi im,
Ne mirepritje te ardhjes time.

Ne shtepi ndihet gjalleria,
Heshtja e perkoheshme sonte  u largua.
C’dryshim te madh qe mori shtepia,
Zerat gjemojne si ujerat e nje shiu ne perua.

Te gjithe degjojne zerin tim,
Ate ze qe qe humbur me kohe.
Tek te vegjelit shoh me shume gezim,
Te moshuarit flasin me nje fare-oh....

Shpesh here degjohen te qeshura,
Si pasoje e humorit tim te holle.
Bisedimet sonte u ben te ngjeshura,
Dhe asnjeri nuk donte te thoshte bolle.

Tek syt e te gjitheve pash gezim,
Se si mu duk vetja ate nate.
Me dukej sikur perpara tyre,po jepja provim,
Pas asaj periudhe kaq te gjate.

Pa dyshim qe Babai ato momente,
Po me vendoste noten.
Nena sigurisht qe me bente kalimin e klases.
Te mbledhurit po me jepnin deftesen.
Vetja mu perfytyrua me ate te dhendrit para dasmes.


E marte 13/7/1993. Sparti - Greqi.

Te dyja Grate

Ato te dyja ishin shoqe
Te ngushta mund te thosha
Une si shume i simpatizoja
Pavaresisht edhe nga mosha....

Te dyja ishin simpatike
Dhurate e bukur e natyres
Njera shprehte thjeshtesine
Tjetres i pelqente te rinte perpara pasqyres....

Njera tregonte keqardhje
Tjetra tregonte fodullek dhe egersi
Sa te kunderta ne pikepamje
Se c’fare i lidhte me bente cudi?!....


  30/5/1993.  Sparti - Greqi.

Nyja e Fundit

Ja ti ke dal sonte tek pllatia
Dhe disi ndryshe me shikon
Cuditem nga kjo pamja jote
E cila me duket  sikur po me qorton....

E kuptoje qe si shume e kam tepruar
Dhe nuk e gjej rastin per kontakt
Mire po puna eshte pak e ngateruar
Po sikur ta dije, sigurisht qe do te me jepje hak....

Pra, une te shikoje ne sy
Per tju treguar qe vertete e kam nje arsye
Te sinjalizoje se nje dite do te vi
Po pres te zgjidhet akoma dhe nje nyje....


                     Kuptim: pllatia = park

 30/4/1993. Sparti - Greqi.

Peisazh

Vend i shkret por me kujtime
Deti me dallget i jep gjalleri
Njerezit tregojne vuajtje e dhimbje
Era fryn eger.

Tej ne det nje drite fiket-ndizet
Aty ndahen kufijt e dy shteteve
Sa e cuditshme?!....

Qielli ndrycon nga yjet e shumte
Arusha e madhe duket si e renduar per gjume
Nje meteorit kerkon tia heq gjumin
Me ate shkelqimin e tij.

Qyteti ende i ka dritat te ndezura
Njerezit bisedojne per te sotmen
Dhe diskutojne per te nesermen.

Diku me tutje degjohen disa te qeshura
Diku gjetke degjohet e qara e nje femije
Une qendroje pa levizur ne eresiren e nates
Dhe c’do gje vezhgoje.

Nje qen aty afer po leh, pa ditur se ku prish pune
Se c’djall e shtyu ate qe te lehte s’po e kuptoje
Dritat u fiken,muhabete u nderprene,foshnja heshti
Une i gozhduar ne vend s’levize.

Mos duhet qe edhe une te shkoje?!
Qeni leh perseri,une ne vend qendroje.

Asgje s’kuptoje pse u fiken dritat?
Foshnja pse heshti,c’qe ajo frike?
Gjithcka pse ra ne heshtje?....

Qeni leh perseri, une ne vend s’levize
C’fare pres pse s’iki?
E c’gje tjeter mund te pres prej tij vec kafshimit?....

Vend i shkret por me kujtime
Deti me dallget i jep gjalleri
Njerezit tregojne vuajtje e dhimbje
Era fryn me egersi
Dhe qeni....
Qeni, vazhdon per nate te njejten melodi....


 24/2/1993. Sparti - Greqi.