Τρίτη 28 Ιουλίου 2015

Nje Engjell i Rralle

Ne syrin tend nje engjell shikoje
Qe dhimbjen e madhe
Kerkon ta largoje....
Aty tek syri e shoh per dite
Prania e tij po me habit....


Lotet e tua me zi po i mban
Dhimbjen e zemres
Qe kaq shume po qan....

Per dite tek syri, Ai vigjelon
Dhe jeten tende me shume e ndricon
Nuk lodhet kurr, se qe mesuar
Per ti aq shume, ishte coptuar....

Gjithmone Ai, te kishte ne mendje
Dhe emrin tend, e fliste me endje....
Merak e kishte, merak i mbeti
Se ike larg, ju ndau kurbeti....

Por sa here qe do vinte behari
Ne rruge ai te priste i pari
Ashtu te shtrengonte fort ne gji
Nuk kishte per ate me te madhe dashuri

Edhe ti aq shume e doje
Lotet reke per mbi te leshoje
Se fundi Ai e beri folene
Ja tek syri jot tani po e gjene....

Kushdo qe ka deshire per ta par
E shikon tek syri, qe eshte duke qar
Te gjithe ne do e kujtojme me mall
Se Ai ishte nje Engjell i rralle....

Per jete Ai do te qendroje atje
Ashtu sic u qendron Shqiponja
Zogjve ne fole....

2/7/2015. Athine.
Me Respekt. Odhisea Nikollo.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου