Τρίτη 28 Ιουλίου 2015

Kemi Nje Burim

Me shkalle do ti ngjitem Henes
E te ndez, atje lart nje Qiri
Qe ta shikosh prej andej
E te pendohesh....
Te kthehesh dhe ti ne Perendi....


Por kam frike se mungesa e oksigjenit
Nuk do te ma lejoje....
Une per vete, po e mare nje bombule
Por driten Qiririt kush do t'ia ndricoje?!....

Si une dhe ti o Qiri
Kemi nevoje te dy per oksigjen
Sic duket hyjme ne nje teori....
Kjo po me cudit, por edhe me pelqen

Thua se mbase vertete
Ta kemi nje burim te dy ?....
Une kete e besoje per jete
Puna eshte, qe ta besosh edhe ti....

Me shkalle do ti ngjitem Henes
E te ndez, atje lart nje Qiri
Te betohem per shpirt te Nenes
Kete do e beje qe ta kuptosh dhe ti....

27/6/2015. Athine.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου