Τρίτη 28 Ιουλίου 2015

Cobani i Fshatit Tim

Nje dite shkova
Per te blere roba ne pazar
Atje takova nje timin fshatar
Ai dikur ishte coban....
Ja sot ketu, kishte hapur dyqan.


Ashtu bertiste e po lodhej shume
Nje lloje si dikur....
Edhe me dhente ne shtrunge
Perseri edhe kete pune....
E bente per se mbari
Si ne cdo pune, gjithmone i pari....

E shikoja fshatarin se si po punonte
Me vrull, dhe shpesh i zihej fryma....
Vetem nje dicka shikoja qe i mungonte
Atij i mungonte, vetem fishkellima....

Urdhero me tha....
C'fare ke deshire qe te jap
Dhe ashtu kapi nje bluze me krabe....
Papritur, dikush afer meje bertiti
Mua mu duk si ze dele....
Avash me tha nje grua se me shkele.

E humba fare....
Po me luante mendja si te marit
Nuk dija ku ndodhesha....
Ne stan....
Apo ne rruget e pazarit....

Bluzen akoma po e ruaj....
Si simbol i dashurise....
Ashtu e mbaje te varur ne mur
Diku atje ne nje qoshe te shtepise.

28/4/2015. Athine.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου