Τετάρτη 20 Ιανουαρίου 2016

Samarxhiu Dhe Gomari

Nje gomar mashalla
Ter jeten pa samar
Samarxhiun kur e pa
Shpejt i tha me bej samar...


Se me tallin shoqeria
Une tani nuk jam me kric
Me ka ardhur burreria
S'ka lezet te ri me hic...

Dhe samarin shpejt e zuri
Samarxhiu dhe e mbaroi
Plot me gaz e deshire
Ne kuriz ja ngarkoi...

Dhe pastaj e uroje
Pac shendet, pune e fat
Ky urim shume e gezoje
Pune te kem tha dite e nate...

Shpejt per pune sec nxitoi
Tha te dal edhe une i pari
Kam deshire ta provoi
C'pune ben dhe gomari...

Dhe ne radhe shpejt e vun
E ngarkuan rend, rend
Kjo tha s'qenka pune
S'po me kapin kembet vend...

Kur kuptoi c'kishte ngjare
Shkoi me vrap tek samarxhiu
Ma hiq shpejt kete samare
Edhe lotet me menge fshiu...

Jam penduar per samarin
Po i thoshte duke qar
Me mire te me kishe bere varin
S'ka me keq te jesh gomar...

8/ 1/2016. Athine.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου