Τετάρτη 20 Ιανουαρίου 2016

Samarxhiu Dhe Gomari

Nje gomar mashalla
Ter jeten pa samar
Samarxhiun kur e pa
Shpejt i tha me bej samar...


Se me tallin shoqeria
Une tani nuk jam me kric
Me ka ardhur burreria
S'ka lezet te ri me hic...

Dhe samarin shpejt e zuri
Samarxhiu dhe e mbaroi
Plot me gaz e deshire
Ne kuriz ja ngarkoi...

Dhe pastaj e uroje
Pac shendet, pune e fat
Ky urim shume e gezoje
Pune te kem tha dite e nate...

Shpejt per pune sec nxitoi
Tha te dal edhe une i pari
Kam deshire ta provoi
C'pune ben dhe gomari...

Dhe ne radhe shpejt e vun
E ngarkuan rend, rend
Kjo tha s'qenka pune
S'po me kapin kembet vend...

Kur kuptoi c'kishte ngjare
Shkoi me vrap tek samarxhiu
Ma hiq shpejt kete samare
Edhe lotet me menge fshiu...

Jam penduar per samarin
Po i thoshte duke qar
Me mire te me kishe bere varin
S'ka me keq te jesh gomar...

8/ 1/2016. Athine.

Udhetoje

Udhetoje...
Me mendjen time...
C'do dite...
Kushedi se sa galaktika kaloje...

Pastaj...
Si gjithe te tjeret edhe une...
Ndodh...
Qe ndonje here te gaboje...

Ky pra jam edhe une...
Nje pjese e gabimit...
A'dicka me shume...

29/12/2015. Athine.

Dashuria Jone

Te them...
Qe te dua kaq...
Te kam genjyer...

Sepse dashuria jone...
Nuk mund te matet...
Sa here qe e shprehim...
Me shume zgjatet...

Zemra me gezon...
Dhe shpirti krenohet...
Dashuria jone...
Vertete shumfishohet...

Nuk ka mase...
Dhe s'mund te kete...
Vertete dashuria...
Per masat e saj...
Jane sa vet e tere Gjithesia...

6/10/2015. Athine.

Ere Trendafili

Ti pa pritur...
Kur me erdhe...
Per mbi mua lot derdhe...
Oh sa shume...
Me kish mare malli...
Vije arome portokalli...

Nuk e di kur te vdes...
A do vish dua te pyes...
Kam deshire tek vari im...
Loti jot mos te kete pushim...

Trendafili do vaditur...
Hidhja lotin qe ka pritur...
Lotin kurr mos e kurse...
Se jam trendafil mbi dhe...

Dhe kushdo qe t'ju degjoje...
Thuaj thjesht se po kendoje...
Sa here qe te qaj bilbili...
Une do nxjer ere trendafili...

27/12/2015. Athine.

Dashuri Ne Mergim

U martua...
Per ti mbyllur syt njerezve...
Dhe dashuri hodhi...
Me Jaranin ne shtegetim...
Dhe thoshte pastaj...
Se burin e kam ne mergim...

E shkreta s'kishte fat...
Shyqyr qe i ndodhej...
Jarani per nate...

20/12/2015. Athine.