Κυριακή 27 Νοεμβρίου 2016

Nje Mumje



Nje mumje me erdhi mbreme ne gjum
E nisur qe nga rruge e gjate
Habere te medha mbarte shume 
Pa gjume ngelem te dy ate nate...

Ne nje thes te ter i mbante haberet
Duart me dridheshin kur thesin e hapa
Ne fillim me perde i zura penxheret
Nga frika se dikush fshihej nga mbrapa...

Nje nga nje gjithcka e lexova
Dhe gjithcka me tha ta mbaja sekret
Per para mumjes une u betova
Betohem i thash, te mbytem ne det...

Mumja se fundi iku, u largua
Qeshi nen buze dhe me perqafoi
Kush qe ai qe e dergoi tek mua ?!!!
Emrin e tij nuk ma tregoi !!!...

27/10/2016.

Dy Gra Shqipe



Biseden zun te dyja
Sikur te njiheshin nder vite
Nuk qen nga Malasya
Por ishin dy gra Shqipe...

S'paten frike, as turp
Se fundi ngelen mike
Fjalen bashke e dhan
Se do mbeteshin dhe besnike...

Nje shikim hodha, te dyja i pash
C'fare degjoi veshi, gojes ja dhash
Kishin diskutuar per probleme grash...

Me posht s'po tregoj
Jo se ndiej frike
Por duhet tu qendroj
Te dyjave besnik...

E kuptoni mbase
Per se nuk po e nxjerr
Ne se e tregoj... I futa ne sher...


28/8/2016.

Bisede Me Veten



Ju afrova...
Pasqyres me ngadal
Me vete shkembeva disa fjale...

Ne fund te bisedes qesha...
Dhe fytyra qeshi...
Por djeva se dikush...
Na kapi prej veshi...

Ishte e verteta
Nuk donte qe me mburje
Dhe genjeshtra te na shkonte jeta...


1/4/2016. Athine.

Ligjet e Natyres



Kerkove nga une
Te bardhen ta beja te zeze
Dhe te zezen ta ktheja ne te bardhe
U perlot e bardha kur e degjoi
E zeza u hodh perpjet gjithe gaz...

Une se pranova nje gje te tille
Edhe pse me re, me pellemb fytyres
Tu drejtova vetem me nje keshille
Nuk mund ti shkelim ligjet e natyres...


30/9/2016. Athine.

I Mallengjyer



Ne te pernduar te diellit
Pellumbi fluturoi, iku u largua
Iken edhe dallendyshet
Shtegetuan...
Bosh mbeti ajo fole...


Veren tjeter...
U rikthyen dallendyshet
Dhe ne sqep mbanin
Nje koker kafe...

E kishin sjell qe nga larg
Si simbol miqsie...
Sa shume qe u emocionova
U kishte vertete hije
Me mall i perqafova...

Me nje degez ulliri
U kthye edhe pellumbi
Por me krah te vrar...
Kishte mar nje goditje plumbi
S'pushonte duke qar...

Gjithe dhimbje e mjekova
Dhe e futa ne kafaz
Haroje cdo gje i thash
Ketu do te kesh per here gaz...

Naten ca endra te liga
Ma prishen gjumin
Kishin ardhur ca shtriga
Te rembenin pellumbin...

27/6/2015. Athine.

Nje Nate Me Henen ( fantazi )



E Prita henen te dilte sonte
Mbi trupin tim te leshonte drite
Nuk mund ta prisja gjate
E lash te ritej vetem tre dite...


Nga qielli direkt e rembeva
Frike kisha mos e mernin te tjere
Ne mengjes kur iku me buzeqeshi
Me tha eja perseri e me mer...


5/9/2016. Athine.

Valsi i Dashurise



Te stolat anes detit u njohem te dy
Zemrat i lidhem me bekimin e Perendise
C'gezim te madh kishim ne sy
Do loznim valsin e dashurise...


Te dy patem teper emocione
Se prindrit tan kishim spektator
Zemrat te mbushura qen me municione
Pritej shperthim i madh berthamore...

3/9/2016. Athine.

Arome Vjeshte



Qielli i per lotur
Mbushur me gjemime
Nga do po spikeron 
Edhe ne rrugicen time...


Eshte dicka e bukur
Dhe pse eshte vranesire
Spikerima shiu, sjellin lajm te mire...

Qielli...lotonte
Rrufeja po qeshte
Toka ja kthente me arome vjeshte...

23/8/2016. Sopik.

Nje Sorkadhe Mali



E putha...
Sorkadhen ne balle
I thash...
Nje fjale plot embelsi
Per ti...
Kam shume mall
Se ti...
Me fale dashuri...


Nga gezimi...
Zemra sa s'me ndali
Kisha puthur nje Sorkadhe mali...

17/8/2016. Tirane.

Monotoni e Jetes



Ulerin ambulanca sonte ne rruge
Nje ze peshperiti, e hengri cairin
Degjohet edhe nje tjeter ulerim
Po qan babai te birin...


Ah sa keq qe e ka kjo jete
Te remben dhe fare nuk te pyet
Ulerimat jane ber monotoni e jetes
Ja kesaj radhe ju keputen frenat bicikletes...

Ulerin ambulanca, ulerin kete nate
Nje dhimbje sec e mora ne gji
Per ate djalosh te pa fat
Qe iku sonte ne perjetesi...

7/8/2016. Athine.

Nje Xixellonje Troket ( fabul )




Troket ne dritare nje Xixellonje
Kerkon te hyj brenda
C'do gje eshte mbyllur hermetike
E mbyllur eshte edhe zemra...


Nga gjumi me zgjoi
Se gjoja nje mushkonje
Po pi gjakun tim ne damar
Ne se asaj i dhimbsej vertete
Si nuk erdhi valle me par ?!!!...

Hape, hape theret dhe troket
Se dua ta beje naten, drite
Largou i fola me ler te qet
Ne ore te vona kot mos trokit...

Se fundi me lot ne sy u largua
Me vete mori pikellimin
Per dy pika lotesh
Qe ne xham leshoi per mua
Une e shoqerova me sy
Gjer sa ajo e humbi ndricimin...

Shenja gishtrinjesh ngelen te xhami
Te pa kuptuara si shkronja !!!...
Ishte alfabeti mors
Qe perdori tek une Xixellonja...

28/5/2016. Athine.

Te Dashuroje



Ti ke dicka...
Qe me pelqen shume...
Ti ke ate...
Qe une teper e lakmoj...


Ti ke mjaltin e mbel...
Qe me ngjit ne goje... 


Ti ke dicka...
Qe une nuk mund ta shpjegoj...
Ti ke ate...
Qe me ben per jete te dashuroje...

10/7/2016. Athine.

Perkujtimore...




Dikur e ndiqja televizorin pa mbarim
Humbesha brenda tij pa frike...
Sot si hedh nje veshtrim !!!...
Me teper e mbaj hapur si nje mik...


Koha ndryshoi lehte !!!...
Interneti vlerat ja mori !!!...
Iku mbaroi per jete...
Na vdiq dhe televizori !!!...

Ne c'do shtylle do shkoj te ngjis
Nga nje leter perkujtimore...
As njeri te mos e gris...
Le te ngelet si permendore...

Per kete te gjorin...
Vertete do te mbaj zi...
E kisha mik bese brenda ne shtepi...

5/6/2016. Athine.

Stafet Diellore



Ma fali Greqia
Diellin ne lindje...
Sa shume me ngrohen 
Rrezet e tija...


Ne te muzgur
E leshova plot dhimbje...
Tani thash radhen e ka...
Ta mar Italia...

Hypa ne breg
Dhe e percolla drejt Italise...
I fala diellin...
Dhuraten e Greqise...

Shkurt. 2016. Athine.

Ju Thyen Filizat Dashurise



Zoti ne toke...
Dashurine e mbolli...
Dhe kultivues te saj...
Njeriun solli...


Sa bukur, mbiu dashuria...
Dhurate e ber nga Perendia...
Te ligut nuk i pelqeu...
Filizat qe mbin direkt i thyeu...

Njeriun keq e mashtroi...
Dhe per mbi dashurine
Pa meshire qelloi...

Dashuria nuk pati fat...
Dikush do vije e ta mbjell prap...

2015. Athine.

Melodi e Embel



Ne oren ( X ) rash ne gjume
Dhe ne oren ( X ) u cova...
Si ka mundesi qe fjeta kaq shume...
Ne gjume si u harova ?!!!...


Qe nje udhetim i gjate...
Ishin enderat me te bukura ate nate...
Ndjeva teper kenaqesi e gezim...
Edhe pse ishte thjesht imagjinim...

Tani kam deshire
Kete gjume ta bej perseri...
Dhe dikush me fyell...
Ne mengjes te me thot ngriu...

Nje melodi e embel te mi hap syt...
Nga fyelli qe aq bukur...
Di ti bier vetem bariu...

2/3/2016. Athine.

Te Dy...



U pam te dy
Me njeri tjetrin...
Dhe mbetem si te ngrir...

Gjuha s'gjeti
Dot fjale te thoshte...
Zemrat pa frike
Than lamtumire...

15/ 5/2016. Athine.

Nje Gorice ( fabul )



Nje dite...
Shkova te shartoja nje gorice...
Doja ta ktheja...
Edhe ate si pemet e tjera te buta...


Ta dini...
Sa shume qe me mundoj...
Me mijra here ju luta...

Se fundi...
Pranoj te shartohej...
Edhe pse me veshtiresi...
Sot ajo po jep prodhim te mbar...
Une them se bera mbrekulli....

13/5/2016. Athine.

Ruset...



Per here Ruset ne krye...
Pa frike shkuan ne Siri...
Ata dikur e ngriten...
Flamurin dhe ne Gjermani...


Si pa u kuptuar !!!...
E moren edhe Krimene...
Jane teper te m'preht...
Rusi te luan fene....

E shikoni qiellin sonte...
Qe s'eshte i zen...
Yjet therasin ane e mban...
Ruset shkuan te paret ne Hene...

26/4/2016. Athine.

Hardhuce Muri



Kerkon te me tremb...
Nje hardhuce ne mur...
Me thot se une do te kafshoje...
E si mund te trembet kaq leht nje burr ?!!!...
Nga nje hardhuce qe s'ka helm ne goje ?!!!...


Hardhuca ne fakt nga pamja te tremb...
Se ngjan vertete me neperke guri
Sikur natyra tju jepte helm...
Atehere sigurisht do te frikesohej burri...

24/4/2016. Athine.

Pavjoni Psiko Kardiologjik



O zemer njeri, o shpirt tjetri...
U be qameti tek interneti...
E c'eshte gjithe kjo dashuri ?!!!...
Ruhuni se do ju han me sy...


Te hyj ne f/b tani kam frike...
Me ngjan me nje pavjon kardiologjik !!!...
Ne katin e dyte eshte dhe psiqiatria...
Kujdes mos ikni nga terezia...

23/4/2016. Athine.

Lule Vari



Dikur me erdhi...
Ne ender Shen Valentini...
E me solli nje tufe lule karafilash...
Te bukura me arome...


Qe i kishte rembyer nga nje var...
U zgjova e thash me veten time
Perse tek mua keto lule ?!!!...
E me erdhi per te qar...

Une e pranova dhuraten
Edhe pse ato ishin lule vari...
Sy nuk mbylla tere naten...
S'me hiqej nga mendja qyqari...

Keto lule tani i mbaj...
Per dite te fresketa ne kujtese...
Do ti mare me vete edhe tek vari...
Ne diten time kur te vdes...

Dhe le te vije ne ka deshire...
Shen Valentini perseri e ti mari...
Nese i do njeri, une do ja fal...
Ashtu sic mi fali edhe mua dikur qyqari...

13/ 2/2016. Athine.

Te Kam Bere Like



Ne zemren tende
Kam bere laik...
Ne zemren tende 
Thura poezi....


Ne zemren tende
Fle c'do darke....
Ne zemren tende
Zgjohem perseri....

Ne zemren tende
Pash dashurine....
Ne zemren tende
E gjeta lumturine....

Ne zemren tende
Ulem e ri pak....
Ne zemren tende
Me bie infrakt....

Ne zemren tende
Bie me deshire....
Ne zemren tende
Te vdes nje here e mire....

24/6/2015. Athine.

Ne Largim



U largove...
Pa pritur nga une...
Ashtu sic largohen... 
Rete ne furtune...


Diellin qe fshihje
E pash ne sy...
Diellin qe e humba
Qe ne lashtesi...

Rete ne largim...
Qanin per ne...
Me lote te shumte...
Qe binin mbi dhe...

1/4/2015. Athine.

Ku e Ke...



O Zot...
Ku e ke krenarine...
Ta shikoje...

Ku e ke bukurine...
Ta gezoje...

Ku e ke lumturine...
Ta shijoje...

Ku e ke urtesine...
Ta lakmoje...

Ku e ke besnikerine....
Ta besoje...

Ku e ke mencurine...
Ta kerkoje...

Ku e ke bujarine...
Ta dhuroje...

Ku e ke dashurine...
Ta perqafoje....

Per jete ta Dashuroje...
Kurr mos te me mungoje...


17/10/2015. Athine.

Trokit Sonte



Kur do ma sjellesh ate dhurate
Qe une shume e kam pritur
Ma sill sonte kete nate
Qe jam teper i merzitur...


Trokit ngadal se une te njoh
Di ta dalloje trokitjen tende
S'eshte nevoja tju shoh
Ju kam te fiksuar ne mendje...

Trokitja jote eshte e embel
Nuk paska fare egersi...
Me kujtohet si dikur ne ender
Kur me the...erdha per ti...

Sa shume u gezova atehere
Tek fjalet e tua gjeta fuqi
Zemra ime qe bere vrere
Behar ma bere, per bukuri...

Tani perseri kam nevoje
Te vish dhe nje here si dikur
Te me thuash dicka me goje
Se zemra eshte bere gur...

Do te pres sonte tere naten
Edhe pa gjum do te ri...
Dikush me ka ngritur shpaten
Te lutem eja o Shen Meri...

15/1/2016. Athine.

C'fare Jane



Jane ca kocidenca...
Qe se ulin vrapin...
Jane ca incidente...
Qe kerkojne te me kapin...


Jane e c'nuk, jane...
Syt c'me pane...
Koka mu vare menjane...
Njeri s'kisha prane...

Ku vane ?...
Vetem me lane...
U cudita !!!...Ne gjum bertira...
Gjithe frike u ngrita...
Me qe bere prita !!!...


26/7/2015. Athine.

Per Mire



Mos mbaj s'mire...
Brenda ne shpirt o bir...
Sepse s'mira, sjell s'mire...
Dhe nuk eshte hic mire...


Ne me degjon mua...
Mbaj nje gje te mire...
Qe tju dal per mire...
Mos te jesh ne eresire...


22/2/2016. Athine.

Celesi i Lumturise



Dikur te dhash...
Celsin e zemres time...
Kur ti e hape dhe hyre brenda...
Me lendove...ndjeva dhimbje...


Atehere kuptova sec ishte dashuria...

Une sot po te kerkoje...
Celsin e lumturise...
Te lutem ma jep...
Per hater te dashurise...

Se lumturine e lakmoj shume...
Eshte qetesi e shpirtit tim...
Qe me ve ne gjume...

27/7/2015. Athine.

Oxhaku i Dashurise



Me shkarpa...
E ndezem zjarrin te dy...
Flaka ariti...
Gjer ne kulmin e lartesise...


E dogjem...
Nje pyll te ter me dru...
Ate nate tek oxhaku i dashurise...


Se fundi te pash dhe me pe ne sy...
Qeshem te dy...
Cdo gje qe ber shkrumb e hi...

2/3/2016. Athine.

Δευτέρα 29 Φεβρουαρίου 2016

Kur Ulerasin Macet



Filluan te ulerasin macet...
Nga Shen Valentini marin force
U erdhi koha e dashurise...
Bobo z'durohen dot...

Ulerasin neteve si te mara...
Ato qe dikur ishin aq te urta...
Sonte degjohen vetem te qara...
Te qara nga mace te buta...

Shen Valentini keq i ngacmon
Jashte mase i ka frekuentuar...
Drejt terbimit po i con...
C'mendurisht i ka dashuruar...

Cdo fund Shkurti macet ulerasin
Kane edhe ato fazen e tyre...
Nga epshet sa s'pelcasin...
Su paska fare hije...

Vetem se ulerasin dy here ne vit
Pastaj pushojne se qari...
Sikur te ulerisnin per dite
Do dilnin edhe te vdekurit nga vari...

13/2/2016. Athine.

Nena Jone Mile

Sopikun nga lart...
E perkedhel ne koke Mileja...
E ka femije te pare...

Vagalatin lehte, lehte...
Me kembe e ledhaton...
Binjak me Sopikun jane te pa ndar...

Mursia me Xaren matan...
Dy motra qe kur...
Me vellezerit su pan...

Nena Mile per dite i ledhaton...
Dashuria e saj kurr s'u mungon...

19/2/2016. Athine.
Mileja eshte nje male ne rrethin e Sarandes me lartesi 850 metra mbi nivelin e detit.

Bir Sopiqoti

Cfare te them me pare per ti
Nga ta ze nga ta filloi
Me kujtohet si tani
Kur ti vije posht nga kroi...

Pamja jote me habiste
Malli qe kishe per fshatin
Per vendlindjen vertete vdisje
Ketu gjeje rehatin...

Ti ne fshat vije shpesh
Sepse je bir Sopiqoti...
Dhe sa here qe ti te vesh...
Do te presin me pika loti...

Anastas ke shok te ralle
Ky Sopiku te skaliti...
Te presim me shume mall
Tek vendi qe kaq lart te ngriti...

Nje urim kemi per Ti...
Te jesh per here i shquar...
I mbushur plot energji...
Si nje yll i pa shuar...

Ne Sopik kendon jehona...
Eja o bir ne vatrat tona...

14/2/2016. Athine.

Pentagram Muzikor

Ledhatoja me dore...
Gishtrinjte e kembes suaj...
U humba brenda tyre...
Sikur ne piano luaj...

Ne cdo ledhatim...
Thurej nga nje note...
Kompozitor u bera edhe une sot...

Tek gishtat e tu mesova notat...
Per here te pare thura melodi...
Ajde ti mbushim nje here gotat...
E ta festojme kete dite te dy...

Gishtrinjt e tu jane pentagram...
Cdo gisht ka noten e vet...
Kemba jote tani mori fam...
Une e zbulova kete sekret...

Sa here qe i ledhatoje...
Ata gishta magjik me dore...
Ne veshin tim ndiej nje muzike...
Vjen nga Pentagrami jot i embel Muzikor...

9/2/2016. Athine.

Kafshe Pylli

Ate e emertova
Kafshe te bute shtepiake...
Sepse ulerinte rralle...

Ndersa tjetrin...
Kafshe te eger pylli...
Me emrin cakall...

Ah c'na kishte gjetur halli...
Se mbylli...
Gojen njehere cakalli...

Me jepni nje cifte...
Se nuk duroje...
Per mbi cakallin dua te qelloje...

9/2/2016. Athine.

Gjithesia Ne Hall

Ne qiell engjejt...
Kane shume ankesa...
Gjoja se Zoti...
Ju eshte vonuar ne pagesa...

Kjo eshte nje krize universale...
E tere Gjithesia...
Firme...Piramidale...

Bankat e qiellit kane falimentuar...
Te gjitha galaktikat...
Ne borxhe jane rezuar...

Po kerkohet ndihme...(esoes)...
Para se Gjithesia...
Te jap shpirt e te vdes...

24/9/2015. Athine.

Τετάρτη 20 Ιανουαρίου 2016

Samarxhiu Dhe Gomari

Nje gomar mashalla
Ter jeten pa samar
Samarxhiun kur e pa
Shpejt i tha me bej samar...


Se me tallin shoqeria
Une tani nuk jam me kric
Me ka ardhur burreria
S'ka lezet te ri me hic...

Dhe samarin shpejt e zuri
Samarxhiu dhe e mbaroi
Plot me gaz e deshire
Ne kuriz ja ngarkoi...

Dhe pastaj e uroje
Pac shendet, pune e fat
Ky urim shume e gezoje
Pune te kem tha dite e nate...

Shpejt per pune sec nxitoi
Tha te dal edhe une i pari
Kam deshire ta provoi
C'pune ben dhe gomari...

Dhe ne radhe shpejt e vun
E ngarkuan rend, rend
Kjo tha s'qenka pune
S'po me kapin kembet vend...

Kur kuptoi c'kishte ngjare
Shkoi me vrap tek samarxhiu
Ma hiq shpejt kete samare
Edhe lotet me menge fshiu...

Jam penduar per samarin
Po i thoshte duke qar
Me mire te me kishe bere varin
S'ka me keq te jesh gomar...

8/ 1/2016. Athine.

Udhetoje

Udhetoje...
Me mendjen time...
C'do dite...
Kushedi se sa galaktika kaloje...

Pastaj...
Si gjithe te tjeret edhe une...
Ndodh...
Qe ndonje here te gaboje...

Ky pra jam edhe une...
Nje pjese e gabimit...
A'dicka me shume...

29/12/2015. Athine.

Dashuria Jone

Te them...
Qe te dua kaq...
Te kam genjyer...

Sepse dashuria jone...
Nuk mund te matet...
Sa here qe e shprehim...
Me shume zgjatet...

Zemra me gezon...
Dhe shpirti krenohet...
Dashuria jone...
Vertete shumfishohet...

Nuk ka mase...
Dhe s'mund te kete...
Vertete dashuria...
Per masat e saj...
Jane sa vet e tere Gjithesia...

6/10/2015. Athine.

Ere Trendafili

Ti pa pritur...
Kur me erdhe...
Per mbi mua lot derdhe...
Oh sa shume...
Me kish mare malli...
Vije arome portokalli...

Nuk e di kur te vdes...
A do vish dua te pyes...
Kam deshire tek vari im...
Loti jot mos te kete pushim...

Trendafili do vaditur...
Hidhja lotin qe ka pritur...
Lotin kurr mos e kurse...
Se jam trendafil mbi dhe...

Dhe kushdo qe t'ju degjoje...
Thuaj thjesht se po kendoje...
Sa here qe te qaj bilbili...
Une do nxjer ere trendafili...

27/12/2015. Athine.

Dashuri Ne Mergim

U martua...
Per ti mbyllur syt njerezve...
Dhe dashuri hodhi...
Me Jaranin ne shtegetim...
Dhe thoshte pastaj...
Se burin e kam ne mergim...

E shkreta s'kishte fat...
Shyqyr qe i ndodhej...
Jarani per nate...

20/12/2015. Athine.