Δευτέρα 8 Ιουνίου 2015

Nostalgji....

Sa kujtime te bukura qe mban ky vend
Dhe sa historira te rralla....
Aq shume sa si mbaj mend
Kujtime te shumta si ne peralla....

Ketu ne vinim vazhdimisht
Trendafili na priste i pari
E mban mend kur me shpoi ne gisht
Ti the : Ja erdhi perseri ziliqari....

Ky vend kundermonte nga aroma
E dhjozmes dhe e trendafilit
Keshtu eshte edhe sot akoma
Edhe pse drita ju fik kandilit....

Te afermit gjetke shtegetuan....
I moren te gjitha kujtimet me vete
Vetem trendafilin e dhjozmen haruan
I lane aty pergjithmone ne pykpjetje....

Malli mua shume me kishte mare
Kalova nje dite andej perseri
Trendafilin e gjeta duke qare....
 Eja me tha te na besh pak shoqeri.

Trendafili e dhjozma kishin celur
Dhe une me ta u perlota....
Eja te dy nje zeri me folen
Nuk ka lezet te rish tek porta....

Trendafili nje lule keputi e ma fali
Dhjozma i tundi deget me fuqi
Aroma e tyre zemren ma ndali...
Kujtimet me vinin ne mendje
Historite e bukura plot nostalgji....

1/6/2015.  Athine.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου