Πέμπτη 2 Ιουλίου 2015

Dhelpra Dhe Korbi

Korbi lart ne nje dege
Nje cope djath po mban me sqep
Dhelpra kur e pa me djath
Me nxitim ju sul nga pas....


Dhe po e mashtronte me fjale
Gjoja per zerin e rralle....
Shpejt ky Korbi u genjye
Dhe mbas kenges u rembye.

Djathin qe mbante ne goje
Dhelpres posht sec ja leshoje
Lajkatarja e mashtroi
Mori djathin edhe shkoi....

Korbi shpejt i bene nje pyetje
Prit moj Dhelper ku po vete
Pa me thuaj, per kengen pak
Si tu duk, se e kam merak.

Dhelpra buzet i lepiu
Me te qeshur psheretiu....
Ben vaki e ka te ngjare, heren tjeter
Do te jap cemim te pare....

Ah ti o Korb i shkrete
Si nuk vure mend ne jete
Mendje lehte si kurdo here
U tregove dhe kete here....

Korbi kur e kuptoi gabimin
Dhelpres me s'ia dha besimin
Mire po ishte tepr vone
Lajkatarja gjetk mashtron.....

7/6/2015. Athine.

Δευτέρα 8 Ιουνίου 2015

Nostalgji....

Sa kujtime te bukura qe mban ky vend
Dhe sa historira te rralla....
Aq shume sa si mbaj mend
Kujtime te shumta si ne peralla....

Ketu ne vinim vazhdimisht
Trendafili na priste i pari
E mban mend kur me shpoi ne gisht
Ti the : Ja erdhi perseri ziliqari....

Ky vend kundermonte nga aroma
E dhjozmes dhe e trendafilit
Keshtu eshte edhe sot akoma
Edhe pse drita ju fik kandilit....

Te afermit gjetke shtegetuan....
I moren te gjitha kujtimet me vete
Vetem trendafilin e dhjozmen haruan
I lane aty pergjithmone ne pykpjetje....

Malli mua shume me kishte mare
Kalova nje dite andej perseri
Trendafilin e gjeta duke qare....
 Eja me tha te na besh pak shoqeri.

Trendafili e dhjozma kishin celur
Dhe une me ta u perlota....
Eja te dy nje zeri me folen
Nuk ka lezet te rish tek porta....

Trendafili nje lule keputi e ma fali
Dhjozma i tundi deget me fuqi
Aroma e tyre zemren ma ndali...
Kujtimet me vinin ne mendje
Historite e bukura plot nostalgji....

1/6/2015.  Athine.

Κυριακή 31 Μαΐου 2015

Kerkoje....

Te gjithe e kemi
Une them qe edhe ti e ke

Kerkoje se do ta gjesh
E ke diku atje....

Eshte nje dicka qe te jep kenaqesi
Dhe te mbush me frymezim....

E dini se per ke e kam fjalen
E kam per Poezine....

22/5/2015.  Athine.

Pasqyra Ime

Kur ju shikoje Juve
Nje lloje sikur shikoje veten time
E dini se c'fare tregon kjo
Qe Ju jeni pasayra ime....


Kushtuar dy femijve te mi,
Dhjamandines dhe Barjeles.
5/5/2015.  Athine.

Tek Kjo Gryke

Sa here qe...
Tek kjo gryke kaloje
Frymezim te madh
Ne veten time shikoje...

Mos valle...
Ketu vinte dhe Naimi
Qe ti shtohej frymezimi...

Nuk po i jap dot shpjegim
Perse te kem...
Kaq shume frymezim...

Ne fakt, Naimi...
I ndodhet me afer Osumit
Sic duket...
Komunikojne linjat e lumit....

17/5/2015.  Athine.
Ne foto lumi i Vjoses, Permet.

Nje Vazo Me Lule

Nje vazo te bukur me lule
E bleu Dina sot ne pazar
Per ti qe trupin ne var e ule
U prek, e i erdhi per te qar.


I mungon shume, e ka mall
Kudo ndihet mungesa jote
Se ti ishe nje njeri shume i rralle
Per ate ishe drita e kesaj bote.

Me vdekjen tende ja hoqe lumturine
Ja preve gazin ne buze per jete
Per Ti ajo se mbyll kurr syn
Per here po qan e s' ndihet e qete.

Ti ishe Babai i saj
E ajo bija jote sigurisht
Prandaj pse qan mos i ve shume faj
Por jepi fuqi andej nga qielli serisht.

Ti gjithmon do i mbetesh ne kujtese
Si Prindi i shtrenjt i saj
Per ate ti kurr nuk vdes
Prandaj mos e lejo qe kaq shume te qaj....

Nje vazo me lule
Qe sot ajo e bleu
Ashtu e mbante fort ne gji
Kaq shume, asaj sec i pelqeu
Dhe une ndjeva teper kenaqesi....
24/5/2015.  Athine.

Kujdes....

Ai njeri qe e ul koken
Dhe nuk te shikon ne sy
Eshte hipokrit dhe i pa bese
Atij mos i beje kurr shoqeri....
25/5/2015.  Athine.